Vizita e dytë para lindjes…

Tashme ne jemi njohur me personelin mjekësor i cili është në shërbim të nënës dhe fëmijës, për vizitat e radhës të cilat duhen të ndiqen me një rregullsi pasi janë shumë të rëndësishme. Sa shpesh do të kryhen këto vizita kjo varet nga gjëndja jonë dhe e bebit. Kur çdo gjë ecën normalisht, vizitat duhet të bëhen muaj për muaj deri në muajin e shtatë, me tej çdo dy javë dhe në muajin e nëntë çdo javë. Në çdo vizitë do të maten pesha jonë dhe presioni i gjakut.

Cilat janë qëllimet e vizitës së dytë para lindjes?

  • Vlerësimi i vizitave të zakonshme të bëra mbas vizitës së parë, duke marrë masa për çdo problem që mund të dali.
  • Nëse niveli i hemoglobinës rezulton i ulët jepet ilaci përkatës si dhe mjekohet infeksioni vaginal, kur vertetohet prania e tij me mbjellje.
  • Hartimi dhe zbatimi i protokolleve që do të ndiqen për gratë me shtatëzani me rrezik të lartë.
  • Vlerësimi i ecurisë së shtatëzanisë.
  • Këshillimi për ushqyerjen, veshjen dhe menyra e jetesës.

Disa nga situatat kur duhet të vizitohemi patjetër tek mjeku specialist?

  • Mosha me e vogël se 17 vjeç apo më e madhe se 35 vjeç.
  • Shtesë në peshë mbi 13 kg gjatë shtatëzanisë.
  • Dobësia(në peshë).
  • Histori familjare me keqformime gjenetike ose të trashëguara.
  • Gjatësia nën 145 cm.
  • Përdorimi i duhanit.
  • Prania e vazhdushme e faktorëve stresues dhe e problemeve psikologjike.
  • Vështirësi për të mbetur shtatëzan.
  • Keqformime të mitrës apo të qafës së mitrës.
  • Nese janë bërrë më parë ndërhyrje kirurgjikale sidomos në yonën gjenitale.
  • Fëmijë të lindur të vdekur ose që kanë vdekur menjëherë pas lindjes.
  • Lindje të shumëta(mbi 4 lindje).
  • Dy ose me shume aborte spontane.
  • Lindje të para kohe.
  • Interval i shkurtër i lindjëve (më pak se një vit).
  • Lindje të fëmijëve me peshë mbi 4000 gram.
  • Lindje të fëmijëve me keqformime të lindura.
  • Lindje të vështira të mëparshme(afeksi e bebit në lindje).
  • Tension i lartë gjatë shtatzanive të mëparshme.
  • Lindje të mëparshme me operacion.
  • Ngushtim i kockave të legenit, i lindur apo i fituar.
  • Shtatëzani të mëparshme me shumë fëmijë.
  • Gjëndje depresive mbas lindjeve të mëparshme.
  • Hemoragji vaginale gjatë shtatzanisë, pavarsisht nga ngjyra e errët apo e hapur.
  • Të vjellat e shpeshta, të cilat vështirësojnë gjëndjen e përgjithshme.
  • Ankesa gjatë urinimit.
  • Dhimbje barku te cdo lloj natyre.
  • Rrjedhje ujrash para se të fillojë aktiviteti i lindjes.
  • Tejkalimi i datës së parashikuar për lindje(më shumë se nje javë).
  • Pakësimi i lëvizjeve të bebit(më pak se 12 lëvizje në 24 orë).

*Mos përdorni asnjë ilaç gjatë shtatzanisë pa rekomandimin e mjekut specialist gjinekolog*.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *