Vizita ime e parë…

Vizita e parë duhet të bëhet sapo të dyshojmë se mund të jemi shtatëzanë. me vizitë të parë kuptojmë takimi jonë i parë me personelin shëndetësor të cilët do të na shërbejnë për gjatë gjithë shtatëzanisë.

 

Kur duhet të kryhet vizita e parë?  Sapo të mungojnë periodat, sidomos kur i keni pasur të rregullta. Duhet të kemi parasysh se llogaritja e moshës së shtatëyanisë bëhet duke u nisur nga dita e parë e periodave të fundit. Në këtë rast duhet të regjistrohemi në qëndren shëndetësore më të afërt për të marrë kujdesin dhe kontrrollin gjatë të gjithë shtatëzanisë.

Cilat janë qëllimet e vizitës së parë para lindjes?

  • Të bëhet një vizitë e hollësishme fizike e të gjitha sistemeve të organizmit.
  • Të nxirret një histori e hollësishme familjare dhe personale.
  • Të përcaktohet saktë mosha e shtatëzanisë dhe dita e parashikuar për lindje.
  • Të bëhen analizat laboratorike.
  • Të raportohen në maternitet gratë, shtatëzania e të cilave paraqet një rrezik të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *