Disa këshilla para se të mbetesh shtatëzan….

Që një shtatëzani të shkojë ashtu siç duhet, para saj ne duhet të bëjmë disa kontrrolle rutinë lidhur me shëndetin tonë. Këshillimi para se të mbetemi shtatëzan është një pjesë e rëndësishme e kujdesit para lindjes. Këshillimi i jep përparësi shtatëzanive të planifikuara, pasi mund të arrijmë të zbulojmë në kohë raste të cilat duhen trajtuar që herët, si diabeti, hipertensioni dhe sëmundje të tjera të trashëguara. Disa nga këshillat janë…

  • Identifikimi i rreziqeve të mundshme nëpërmjet historisë riprodhuese dhe mjekësore familjare, gjëndjes së ushqyerjes, ekspozimit ndaj ilaçeve, per çdo grua që do të mbetet shtatëzanë.
  • Përcaktimi i gjëndjes gjenetike të çiftit.
  • Vaksinimet që keni bërë deri tani.
  • Identifikimi i sëmundjeve ekzistuese dhe gjetja e rrugëve për të parandaluarproblemet që rrjedhin prej tyre.
  • Kryerja e analizave të cilat janë të nevojshme për gjëndjen aktuale .
  • Këshillim mbi ushqyerjen mbipeshën apo nënpeshën.
  • Diskutim mbi gjëndjen financiare dhe sociale.
  • Vlerësimi i kujdesit para lindjes dhe përparësitë që ai ofron përgjatë shtatëyanisë , lindjes dhe periudhës së lehonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *