Ushqyerje me gji apo me formulë…

 

                                                                         

Kjo është një prej dilemave e çdo nënë të re. Disa njerëz nuk ndihen rehat kur shofin një nënë e cila ushqen bebin e saj me gji, por ka dhe nga ata persona te cilet kritikojnë një nënë se perse po e ushqen bebin me formulë. Kjo në një farë mënyre bën që një nënë të ndihet disi në faj, por ajo çka ka më shumë rëndësi është se cila zgjidhje është e drejtë per ty.

 

Ushqyerja me gji…

Ushqyerja më e mirë për foshnjën është ushqyerja me gji. Bebet duhet te ushqehen me gji gjashtë muajt e parë të jetës. Kjo gjë mund të vazhdojë deri kur bebi të shkojë 1 vjeç ose dhe deri sa nëna dhe bebi të jenë të gatshëm për këtët veprim.

Disa nga të mirat e ushqyerjes me gji…

  • Qumështi i gjirit është më i lehtë.
  • Siguron antitrupa.
  • Ul rrezikshmërin e vdekjes së foshnjës në vitet e para të jetës (SIDS).
  • Rrit inteligjencën e fëmijës tuaj.
  • Nënat që ushqejnë me gji bebet e tyre kanë më pak rrezik të preken nga kanceri i gjirit, osteorporoza dhe nga sëmundjet e zemrës.
  • Është një përvojë e bukur në lidhjen me bebin tuaj.
  • Qumështi i gjirit pompohet, gjë e cila të lejon ta ushqesh bebin pa problem ne publik.

Një nënë që ushqen me gji bebin e ka më të lehtë të humbasë në peshë pas lindjes pasi studimet e kryera rreth kësaj çështje kanë treguar se nese bebi ushqehet me gji nëna harxhon rreth 500 kalori pa kryer asnjë aktivitet tjetër shtesë.

Ushqyerja me formulë…

  • Foshnjat që ushqehen me formule mund të ushqehen nga kushdo.
  • Edhe nëse jeni në punë formulën e përgatit partneri ose kujdestari i fëmijës.
  • Qumeshti formule nuk tretet shumë lehtë, për këtë arsye bebi nuk kërkon shpesh për të pirë, kjo ndodh vetëm në muajt e parë të lindjes.
  • Nese tek ushqyerja me gji nëna kujdeset në atë cfarë hanë, këtu ne mund të hamë cdo lloj ushqimi duke mos u stepur nga disa lloje ushqimesh të cilat ndikojnë tek qumështi i gjirit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *