Lehonia dhe ndryshimet ne trupin e nënës

Eksperët e vlerësojnë lehoninë si një periudhë kalimtare pas lindjes e cila zakonisht zgjat 6-8 javë. Gruaja gjatë kësaj periudhe mund të përjetojë shqetësime të vogla në aspektin psikologjik, në zgjedhjen e pediatrit të fëmijës, në gjidhënie etj.
Menjëherë pas lindjes…
Nëna e re do të ndodhet para këtyre ndryshimeve, dhe në disa vende të caktuara gruaja “këshillohet” të qëndrojë në shtrat për 40 ditë por kjo bën që rreziku për të kaluar trompozë të jetë tepër e lartë. Në këtë periudhë gruaja duhet të marrë ndihmë nga dikush, dhe kryesisht nga partneri. Kjo është një periudhë shumë delikate, madje aq delikate sa edhe shtatzania.

Sa zgjat lehonia?

Fillon 2 orë pas lindjes dhe zgjat 6-8 javë dhe kjo përkon me kohën që i duhet organizmit të gruas për të stabilizuar funksionet fizike që ishin para lindjes. Gjatë kësaj kohe edhe funksionet e vezoreve do të kthehen në normalitet duke stimuluar ciklin menstrual kryesisht nëse nëna nuk ushqen me gji.

Simptomat e lehonis?

Në aparatin neurologjik:
• Rënie të humorit
• Shenjat e depresionit pas lindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *