Si të ruani fëmijët nga parazitët

Në përgjithësi fëmijët janë të dashur ndaj kafshëve dhe që të vegjël tentojnë të afrohen dhe luajnë me ato. Por, qëndrimi i fëmijëve me kafshët, kërkon mbikqyrje nga prindërit, duke u kujdesur që fëmijët të mos marrin parazitë të ndryshëm nga kafshët dhe të hasin probleme të mëvonshme shëndetësore.

Po ju sygjerojmë disa këshilla lidhur me këtë temë:

– Lani duart tuaja sa më mirë kur prekni dhe’, rërë apo mish të freskët
Larja e duarve ndihmon që bakteret dhe parazitët të largohen nga duart tuaja, me të cilat mund të gatuani ose prekni fëmijën tuaj.

– Hani vetëm mish të gatuar mirë
Për këto raste duhet që të kujdeseni që mishi skuqet ose zihet në mënyrën më të mirë dhe të mos mbeten pjesë të paskuqura apo paziera. Një ushqim i gatuar mirë është shëndet.

– Lajini frutat dhe perimet e freskëta
Në kohët e sotme për rritjen e frutave dhe perimeve përdoren shumë elementë kimikë dhe kjo e bën frutin apo perimet të përmbajnë sasi të mëdha kimikatesh apo pluhuri në sipërfaqen e tyre. Për këtë arsye sigurojuni që gjithmonë t’i lani përpara konsumit frutat dhe perimet.

– Ndërrojeni çdo ditë koshin e plehërave
Koshi i plehërave duke mbajtur mbetje të ndryshme, ushqime dhe çdo send tjetër të pa prëdorshëm, kthehet në një burim parazitësh nëse nuk ndërrohet çdo ditë. Kujdesuni brenda mundësive që t’a ndërroni çdo ditë.

– Kontrolloni kafshët shtëpiake tek veterineri rregullisht
Kafshët shtëpiake kërkojnë kujdes të madh dhe higjenë sepse bashkëjetojnë me ju. Nëse ato nuk janë të shëndetshëm dhe shëndeti juaj rrezikohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *